Drejtori i shërbimit informativ shqiptar Helidon Bendo është përfshirë në një aksident automobilistik disa ditë më parë.

Ngjarja ndodhi në Tiranë  ndërsa burime pranë spitalit të traumës thanë për sosnews se Bendo mori dëmtime në shpatull si pasojë e rënies nga një motoçikletë.

Edhe pse ngjarja është mbajtur e fshehur nga policia, mjekë të spitalit thanë se kreu i shërbimit informativ kishte rënë nga një motorr duke pësuar dëmtime të shumta në shpatull por pa probleme serioze për jetën.

Të njëjtat burime thanë për sosnews se në spitalin e traumës mbërritën agjentë të shërbimit ndërsa policia ende nuk dihet nëse ka refeuar ngjarjen.

Nga ana tjetër sosnews mësoi se 48 vjeçari është i apasionuar pas motorrave sportive.

Pas shkarkimit të Visho Ajazit nga posti i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, detyrën e tij e mori Helidon Bendo, që mbante postin e zv/ drejtorit.

Helidon Bendo ka qënë pjesë e studentëve të dhjetorit në vitin 1991 ndërsa u dekorua nga presidenti Bujar Nishani “NDERI I KOMBIT”, në muajin shkurt të 2016./ SOSNEWS

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version