Një aksident me pasojë vdekjen e një 21 vjeçari ndodhi paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Kavajë-Durrës pranë zonës së plazhit në Golem.
Sipas policisë, i riu Kristi Risto i cili drejtonte një mjet tip “Skoda”, u aksidentua me trafikndarësen gjatë një parakalimit të gabuar ndërsa përplasja ishte aq e fortë saqë kabina e automjetit u shkëput.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë ndërsa nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit u bë parakalimi i gabuar, por dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Vetëm përgjatë këtyre 48 orëve , 3 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidenteve.

