Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në dalje të qytetit. Një automjet me targa greke që udhëtonte në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke lënë të plagosur dy persona.

Çifti mësohet se po udhëtonte drejt Greqisë, ku nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit në kthesën në të dalë të qytetit. Policia gjendet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version