Një tjetër urban është aksidentuar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Astirit. Një autobus i linjës së unazës, “Green Line” është përplasur me një automjet. Nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Trafiku është bllokuar për pak minuta, më pas ka rinisur qarkullimi i mjeteve.
Ky mund të jetë i dhjeti autobus që aksidentohet në Tiranë për shkaqe të ndryshme. Më i rëndi është regjistruar në zonën e Shallvareve. Autobusi u përplas me gjashtë makina dhe nëntë persona përfunduan në spital.

