Një patrullë policie u aksidentua paraditen e së martës, ndërsa një efektiv I shqiponjave mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit, në kryeqytet kur motorri I policisë humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat ndarëse të rrugës.

Sipas rrugorëve të cilët mbërritën në vendngjarje nga përplasja mbeti I aksidentuar dhe një kalimtar I cili po tentonte të kalonte rrugën si dhe u dëmtua në pjesën e pasme një automjet tip benz.

Mësohet se shkak I aksidentit u bë pikërisht kalimtari. Për të shmangur përplasjen e tij motorri I drejtuar nga efektivi devijoi dhe u përplas me trafikndarëset duke marrë plagë të rënda. Drejt spitalit u dërgua dhe qytetari  I lënduar ndërsa sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version