Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi sot në aksin rrugor Fier-Levan. Një makinë me drejtues shtetasin P.L. përplasi 92-vjeçaren M.H.

Pas përplasjes, e moshuara u dërgua në spital por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Disa orë pas aksidentit, policia bëri të mundur arrestimin e 56-vjeçarit.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e shtetasit P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version