Janë zbardhur detaje nga operacioni që është ende në vijim në Vlorë e Fier. Mësohet se furgoni i sekuestruar nga policia gjatë operacionit është me targa FR2436D. Mjeti rezulton të jetë në pronësi të personit të identifikuar si Limi Binaj.

Gjithçka nisi këtë pasdite kur u raportua se një skaf e një furgon i mbushur me drogë janë gjetur në Darëzezë të Fierit.

Mjetet dyshohet se do të përdoreshin për transportimin e lëndës narkotike drejt Italisë. Ato janë sekuestruar nga autoritetet, por kontrollhet po bëhen për gjetjen e personave përgjegjës. Policia e Vlorës dhe ajo e Fierit po asistohet nga Forcat e Ndërhyrhjes së Shpejtë për të vijuar operacionin nga toka.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version