Ky është momenti kur forcat e Policisë futen brenda lokaleve në Durrës për të lokalizuar personat që dyshohet se janë të përfshirë në disa grupe kriminale. Në kuadër të operacioneve ‘Last Deal’ dhe ‘Foremost’ u vunë në pranga 8 persona në Durrës e Sukth. 

Gjatë operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan 4 persona që shpërndanin droga të forta, në zonën e Sukthit, Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Gonesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak. Katër të tjerë janë arrestuar në kuadër të “Last deal” vepronin në qytetin e Durrësit, Gon Muça, 48 vjeç, i njohur dhe me emrat Gentian Liçi, Gentjan Ferra e Gentjan Muça, i dënuar më parë. Tan Muça, 43 vjeç, banues në Sukth, i dënuar më parë, Amonali Halili, 24 vjeç dhe Alban Vela, 17 vjeç, të katërt banues në Sukth.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/04/durres.mp4


Gon Muça ishte rolin e furnitorit me lëndë narkotike kokainë, për këta shtetas, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit. Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit Gon Muça, në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e Ergi Currit, në një lagje në Durrës.

Si rezultat i këtyre operacioneve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze, 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund, 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version