Policia e Kosovës ka shoqëruar në Polici pronarin e lokalit të natës ku ndodhi sherri në Prizren dhe si pasojë mbeti i vdekur 31 vjecari Visart Cengu ndërsa u plagos 27-vjeçari Rufgen Shehu, të dy nga Kukësi.

Gazeta Ekspress duke iu referuar zëdhënësit të policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, shkruan se “në mesin e personave që po merren në pyetje është edhe pronari i lokalit. Po intervistohen rreth 5 persona”, tha ai për Express.

Ndërkohë që Zeri.info. shkruan se sipas Policisë së Prizrenit është arrestuar Dibran Hoxhaj dhe pesë persona të tjerë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë në lokalin “Kobra City”.

Dibran Hoxhaj ka qenë i dënuar më parë për vrasje,  trafik droge  dhe përleshje fizike në Prizren.

Në profilin zyrta në Instagram të autorit, Dibran Hoxhaj, shihet se mbrëmjen e kaluar ai ka postuar disa story nga ambientet e biznesit që ai drejton.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version