Ditën e sotme u dha alarm për bombë në Tiranë. Alarmi u dha tek Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë. Mësohet se njoftimin e kanë bërë vetë punonjësit e zyrave që kanë parë një çantë të dyshimtë. Zona u rrethua nga forcat xheniere të cilat kryen kontrolle. Më pas u zbulua se brenda çantës kishte vetëm rroba dhe asgjë të rrezikshme.

Nuk dihet se kush e la çantën përballë institucionit mirëpo kanë nisur hetimet nga ana e policisë. 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version