Historiani dhe arkeologu i mirënjohur francez, Pierre Cabanes, figurë absolute e shkencës së Albanologjisë, bibliotekën e tij të pasur me kryetituj shkencor, ia dhuron Shqipërisë. Puna për sjelljen e saj nga Franca në vendin tonë, ka nisur mes dy ambasadave reciproke, raporton Tv Klan.

“Është nje bibliotekë shumë e pasur. Do të ishte një ndihmë e madhe goxha e madhe për studiuesit. Literatura e specializuar është si ujët e pakët, janë gjëra të çmuara dhe të rralla që mezi gjenden,”- u shpreh studiuesi, Marin Haxhimihali.

Siç shprehen dhe kolegët e tij, kontributi i Cabanes në hulumtimin e historisë së Shqipërisë, është i madh, madje edhe i guximshëm, pasi puna e tij kërkimore, për Ilirinë e Jugut dhe Epirin nuk është e lehtë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version