Donald Lu gjatë fjalimit të tij në prezantimin e operacionit “Forca e Ligjit” foli hapur duke përmendur dhe emra konkret duke treguar se tashme kish ardhur fundi për lidhjet e politikanëve me grupet kriminale.
“Shqipëria ka një problem të lidhjeve mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Arben Frrokut, Elvis Roshit dhe Gentian Mahmutajt.
Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri le të hamë peshkun e madh. Organet e drejtësisë kanë dështuar deri tani. FBI është këtu për tu angazhuar në luftën kundër krimit.”
Për herë të parë u shfaqën në publik dy agjentët e FBI-së, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të asistuar policinë shqiptare në operacionin ‘Forca e Ligjit’.
Ata qëndrojnë të ulur pranë ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.//sosnews.al
