NGA AGRON GJEKMARKAJ
Kronikë mejtimesh e ngasherimesh publike !
Ku leh qen e ku del tym me zu kjo kohë. Punet rreth e qark ma kanë bërë të pumundur pjesmarrjen në Kuvend ketij muaji.
Kushedi sa i ka marrë malli per mua shoket e idealit. Kosta i Gramozit dhe Lindites ndal karavanet dhe i pyet per mua? Në kufijtë veriore dhe jugore dergon vezhgues. Të gjithë pyesin qysh e ka hallin qyqari?
Zevendes Lideri Muli është parë i pikelluar duke lënë në të shkuaren peng babaxhanllekun e tij. Dash Sula u shfaq me golf të zi në shënjë zymtesie. Thilet e shamizat me perbuzje kishte shkelur me kembë.
Gaz Bardhi i vu gjoksin mikrofonit si Mic Sokoli topit e desh e copetoi hekurin duke deftyer trimeri me dushman.
Eduart Shalesi koken rrotullonte se mos ndonjë e qeshur e zgjonte nga gjumi i kotesise. Por shpresa nuk i perthyhej ne realitet. Tao i mbeshtetur mbi gushen e vet si bilbilenjet e plagosur mbi dyfek mendonte shyqyr një me pak që çoç i duket vetja dhe me autoritetin tim sublim ben shakara.
Salianji ky xhind i pandreqshem si Dhaskal Todri me Abetare në dorë u ngjit në foltore dhe më pas ja la në peqi Çuçit me keshillen po lexoni more se nuk vdisni , duke zgjuar zili tek gjysma e qeverisë dhe parlamentit ku secili per vete ja ndiente nevojen atij libri te bekuar. E shikonin librin e dashur dhe mermerima aaaaa, bbbbbb, cccccc degjoheshin.
Braçja si vox popoli vox dei recitonte” Abetare sa te dua me ato shkronjat e tua”
Si çdo gjë edhe merzia e ka një fillim. Iku Grida ! Që ate dekik nuk vura këmbë më në sallë. Në djall buxheti e porti i Durresit.
Na keputi merzia e ngasherimi. Gjëmat e opozites na vunë perfund dhe këmbet na u lagen nga vaji. Sajme Korresh trimoshi qesh.
Jozit i ikin vitet si veres në qilar e ndjekur nga Albana dhe Ina pa konkurrencë meqenese Grida s’jua begenisi organizaten.
Me Fluturen bëme xhiron e botes portal me portal ! Me koken poshtë njëri, lart tjetra habitem dynjanë.
Ministrushet lozonjare e shperndanin në grupe whatsappi këtë mynxyrë si gra të forta që e bëjnë zap sentimentalizmin e qaramanllekun. Pamje të tilla veç gaz u japin qerrateshave. Veç merzi e Babos u shtjen të dridhurat.
Shumë jam mejtuar ketyre javeve qysh mund të ofroja konsulence e ndihmë për qarje e ngasherime pubike, per vikama e dihatje per ngjarjet të cilat ngado po i ofrohen horizontit.
Javet e mungeses nostalgjinë për Joriden e bankes së ciles gjithashtu e qara i vertitet si kurore me ferra mbi krye ma shtuan.
Fillova të mendoj nëse Jorida trishtohet nga romuzet e “foltores” nga shkurtimi i emrit në Jori dhe iken , çdo të bëja? Do qaja mbyturazi apo me denesje, rreket e lumit të Lanes ç’do të ishin para furise që nga xhani do me dilte?
Po mos e dhëntë zoti Tezja vendos të na lërë shendenë vuajtjet e djaloshit Verter pesë me hiç do të qenë dhe lotet si shi do permbysnin bulevardin. E sikur një ditë të bukur shikimi të na erresohet dhe në vesh na vjen kumbimi, iku Etilda na la, a mos do ndukja mjekrren dhe çirrja faqet si Lek Dukagjini kur Skenderbeu i la dhe mjegulla u dend në shpirtin e arberit?
Po nese Mimi di Puccini me sheh venger me ngjyra kripe dhe ftohtesi akulli mos do të mbeshtetem në gjoksin e Babos derisa llaftari e lengata të kalojnë?
Mos e yshtë Perendia dhe Ulsiu rruan mjekrren e ne të mesuar me atë fisnikeri të thinjur qysh do t’ja bëja si lotmadh qe jam? Po sikur ajo që duket e larget befas e afert të behej per refuzim intelektual Niko të japë dorheqjen sa shami do duheshin me tha sytë e mi??
Mes kesaj lageshtire shpirterore po ikin ditet dhe si kam shijuar si duhet nga Tv sharjet e Babos, fjalimet e Elises me recitime noliane , ato të Teta Gertes mbi shendetin publik, suksesin nderkombetar të Krifces e zgjedhur në krye të një organizate nderkombetare per librat që duhet të lexojnë barinjte dhe fyejt që fryjnë nder male! Edhe per Boren ndiej mall se skam kush ma ndan në nata behet dite apo dita nate. Ah aq xhahil nuk mund te isha sa të mos kujtoja Margeritnë në qetesinë e saj vetmitare kur buxheti bluhet si në mulli.
Shpirti me keputet per Belen qe me mushama mes shiut dhe suferines inspekton kaskadat dhe shiu i jep melankoli njerzore. Në panair të librit u shfaqen politikanë që blejnë libra me meter dhe figura! Njëri bleu 1,5 metra libra, tjetri i donte ngjyrë kafe se i shkonin me mobiljen. Nuk e kam fjalen per Doktorin se ai per te lexuar ska të ndalur. Me zor e duruan teshtitem e alergjisë që ju shkakton letra sidomos dikujt qe kishte muaj i fshehur i uruari. Po dritë e diturisë e nxorri nga strofulla.
Aldushi si korife i se mires ka patur një kusheri të larget prift që në 1919 mundohej të sillte Europen në Shqiperi ndersa mbremë Aldushi kendonte thoshte “thuaj sikter Europes si den baba den” si hyzmeqar lepe peqe i neotomanizmit. Nga ekrani tigrushi duket më i humanizuar dhe ka filluar të lyeje floket me bojen e preferuar.
Damua vesh bluza të ngushta që të ekspozojë muskujt e bërë nga ndeshjet me Taon.
Ja keshtu kalojne ditet nën mejtime dhe të qara qe me kujtuan zulmen popullore:
“oj oj oj lale
oj oj oj lale
kujtova se binte shi
ato ishin lotet e mi”
Selam o shokë të betejave se dhe neser nuk do jem ! Mbeçë more shokë mbeçë!
Marre nga Panorama

