Anëtarët e MEK u takuan në orën 8.00 me kryepolicin Rrumbullaku, i cili u dha urdhërin e Gjykatës për kontrolle brenda në kamp.
Organizata opozitare e Iranit (MEK) është strehuar për herë të parë në Shqipëri në vitin 2012, pasi u dëbuan nga Iraku. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim. Pas mbërritjes së tyre në vendin tonë, disa politikanë të nivelit të lartë të amerikan vizituan Shqipërinë, duke falenderuar Tiranën zyrtare për strehimin e grupit por edhe për qëndrimin e saj anti-Iran.

