Prej dy ditësh mediat po ziejnë një sërë emrash për kandidatët potencialë të cilët janë në garë për postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit.
Njëri prej tyre është dhe Ardi Veliu aktualisht drejtor i policisë së Tiranës i njohur për ashpërsinë e tij në raport me komunikimin dhe sjelljen me vartësit.
Ndonëse kryeqyteti nën drejtimin e tij ka njohur një rënie të ndjeshme të kriminalitetit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për punonjësit të cilët kanë vetëm ankesa.
Burime të sigurta për Sosnews thanë se Ardi Veliu ka “thyer” një rekord në radhët e policisë. Kësaj here nuk bëhet fjalë për uljen e kriminalitetit por për masat disiplinore ndaj vartësve. Vetëm në një ditë Veliu ka firmosur më shumë se 200 vërejtje për punonjës të drejtorisë së policisë së Tiranës. Kjo ka bërë që ai të marrë nofkën “Gjermani”. Mjafton një vizitë në drejtorinë e policisë dhe do të shihni se asnjë punonjësi nuk i mungon mjeti i identifikimit varur në qafë por dhe veshja korrekte. Për sa i përket kësaj të fundit civilët nuk lejohen të kenë veshje me më shumë se dy ngjyra. Rezerva sa i takon komunikimit kanë edhe gazetarët.
Por veç kësaj zoti Veliu ka dhe një tjetër problem. Për një periudhë 6 vjeçare ai është shkëputur nga rradhët e policisë duke ushtruar funksionin e drejtorit të policisë bashkiake në Vlorë. Megjithatë ai njihet si një ndër titullarët aktualë më të vlerësuar nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj.sosnews

