Kontrollet nga RENEA dhe FNSH-ja rezultuan me arrestimin e Sali Zenelit. Ky person, ishte shpallur në kërkim pasi është dënuar me 6 vite burgim për ngjarjen e ndodhur në 3 mars 2021, ku në rrugën “Transballkanike” mbeti i vrarë kushëriri i tij, Taulant Beqiraj. Zeneli kishte vetëm dy ditë që kishte mbërritur në banesën e tij, pasi prej gati 1 viti qëndronte i fshehur mes Tiranës dhe Sarandës.

32-vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të Elton Hajnajt, Hans Jonuzajt e Skerdjan Gabranit, pasi këta të fundit i ekzekutuan shokun e tij Tauland Beqirajn në Vlorë në 3 mars të vitit 2021. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

Elton Hajnaj është shpallur fajtor për vrasjen e Taulant Beqirajt, ngjarje kjo e ndodhur më 3 Mars 2021 në rrugën transballkanike të Vlorës. Trupi gjykues dha 21 vite burgim, por përmes gjykimit të shkurtuar shkon në 19 vite. Dënimi është dhënë në mungesë, pasi që prej datës 10 marsit të vitit të shkuar, Hajnaj vijon të jetë në kërkim policor.

Si ndodhi ngjarja? 

Taulant Beqiraj dyshohet se kishte detyrim ndaj palës tjetër lidhur me shitjen e një automjeti tip “Benz-Mercedez”, për të cilin refuzonte të dorëzonte pagesën. Ngjarja kriminale ka ndodhur përballë Gjykatës së Apelit Vlorë, teksa viktima po ecte në rrugë, ndërsa autori zbriti nga një makinë me xhama të zi dhe e qëlloi për vdekje. Beqiraj ishte person me precedent penal i përfshirë në disa ngjarje kriminale. 31-vjeçari përdorte disa identitete, ai njihej edhe si Taulant Beqiraj, edhe si Taulant Manaj.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version