Policia e Dropullit arrestoi 3 shtetas Algjerian,pasi tentuan të vidhnin një banesë.
Të arrestuarit, K.A, 18 vjeç, N.B, 27 vjeç dhe S.Sh, 24 vjeç banues në Algjeri, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë tentuar të vjedhin banesën e J.R, banues në fshatin Terihat, Bashkia Dropull.
Pas arrestimit materialet i kaluan prokurorisë Gjirokastër.

