Skenat e dhunës janë gjithnjë të pranishme në sportin shqiptar. Por këtë herë policia e tiranës i’a doli të parandalojë një përplasje tifozerish që mund të përfundonte tragjikisht gjatë ndeshjes së basketbollit Tirana-Partizani. 3 tifozë “ huliganë ” të skeduar edhe më parë nga policia u arrestuan pasi pak para fillimit të ndeshjes policia i gjeti shkopa druri të modifikuar, shkop gome dhe shishe me benzin (molotov).

Të arrestuarit janë:
Bledar Beca, 33 vjeç, banues në Tiranë
Agron Meçanaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.
Aden Xh., 18 vjeç, banues në Tiranë ,
Në bashkëpunim me disa tifozë të tjerë këta persona nuk kanë nguruar as të qëllojnë efektivët e policisë me sende të forta, gurë, drunjë e shkopinj bejzbolli.
Motivi i kësaj situate ka qenë se punonjësit e policisë kishin marrë detyrë që atë grup tifozësh prej afro 130 personash ta zhvendosnin nga aty ku ishin pozicionuar pasi ishin burim konflikti dhe ishin përgatitur të prodhonin konflikt me ekipin kundështar, atë të Tiranës.
3 tifozë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.