Policia e Durrësit pas një raportimi të ardhur në  Portalin e Komisariatit Dixhital,ka arrestuar katër persona të cilit bënin kontrabandë nafte  në Portin e Peshkimit Durrës.

Të arrestuarit, Sadri Haklaj, 31 vjeç, banues në Tiranë; Françesko Gërdeci, 24 vjeç, banues në Shijak; Sadik Krasnaj, 33 vjeç, banues në Durrës; dhe Artur Zhugri, 20 vjeç, banues në Kavajë, në Kalatën Lindore, në Ish -Kantierin Detar Durrës janë kapur në flagrancë ku në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin vjedhur me qëllim shitjen jashtë territorit të Portit Durrës, naftë të marrë në anijet e peshkimit.

Gjatë arrestimit policia i sekuestroi në cilësinë e provës materiale, dy bidona me një sasi prej 60 litra naftë,gjashtë bidona bosh,një bateri,një pompë me tuba dhe tela të montuar,e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version