Gjashtë punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë u arrestuan me urdhër të prokurorisë për abuzim me pronat në bregdetin e Spillesë.

Ndërsa priten dhe tre  arrestime të tjera mes tyre dhe ish kryeregjistruesi I Kavajës e drejtori I aluiznit të rrethit, prokuroria sqaroi  se të përfshirë në tjetërsimin e 36 hektarëve të Brezit të Gjelbër në Spille janë komisionerë tokash ish-kryetarë komune dhe të Zyres se regjistrimit të pasurive.

Seid Cikalleshi, Dritan Kazazi, Andi Gjeci, Fatos e  Ilir Kaja, Nezir Lecini, Agron Xhelezi dhe Enver Duqi, akuzohen për shpërdorim detyre  dhe  falsifikimi i dokumentave nga persona që e kanë për detyrë ti lëshojnë ato.

Hetimet për tjetërsimin e pronësisë në Spille  nisën nga prokuroria e Kavajës dhe Tiranës të cilat vepruan duke sekuestruar tokën që mos të kryheshin veprime të tjera.

Siperfaqja e madhe e tokës në natyrë ishte ranishte, por zyrtarët lokalë në bashkëpunim me njëri tjetrin ndryshuan zërin kadastral në tokë arë, duke bërë të mundur ndarjen e saj sipas ligjit 7501.

Në këtë mënyrë disa familje moren tokë e cila ishte në rrezik tjetërsimi duke u shitur tek persona të tjerë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version