Policia Angleze ka arrestuar 8 shqiptarë për prodhim kanabisi në 11 shtëpi.
Të arrestuarit janë Krenhmik Muja,Dritan Muhametaj, Gurgen Nikoci, Bardhyl Arifaj, Ardit Agaj, Aranit Kasaheri, Elis Gashi, Jeton Muja.
Policia arriti në arrestimin e tyre pas tetë muajsh hetimesh. Në banesë policia gjeti dyzinë grumbujsh thasësh me lëndën narkotike, ndërsa bimët ishin të madhësive të ndryshme. Sipas policisë nga banesa buronte një aromë shumë e rëndë për shkak të kanabisit.

Kanabisi i sekuestruar nga policia nëse do të hidhej në treg do të kishte vlerën e 750 mijë sterlina.sosnews.al

