Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e Hamed Rostami, 26 vjeç, si dhe Shahab Foroozandeh, 40 vjeç, të dy me kombësi Iraniane, të pajisur me leje qëndrimi.

Gjithashtu shërbimet policore në rinas kanë vërejtur se shtetasit Iranian: Y. R., A. G., A. R., A. R. dhe A. A., të cilët ishin pajisur me leje kalimi dhe po dilnin nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta persona kanë ardhur nga Teherani në Shqipëri, ku kanë qëndruar në një banesë të marrë me qira, në zonën e Vilave Gjermane në Tiranë, nga ku do niseshin për në shtetin Gjerman. Sjellja e këtyre në Republikën e Shqipërisë, akomodimi i tyre dhe më pas nisja për në Shtetin Gjerman dyshohet se është bërë i mundur nga shtetasit Hamed Rostami dhe Shahab Foroozandeh, kundrejt shumës monetare prej 2500 Euro.sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version