Dy shqiptarë dhe një italian u arrestua gjatë ditës së sotme nga policia Italiane në Katania, pas një operacioni gjatë të cilit u sekuestruan 45 kg marijuanë.
Sipas mediave Italiane në pranga ranë Giuseppe Russo, 40 vjec dhe dy shqiptarët Viktor Dalipaj, 42 vjedh dhe Arsen Hoxha, 36-vjeç.
Policia Italiane kishte marrë informata se një Mercedes ngjyrë gri, dyshohej se kishte marrë ngarkesë me drogë nga Sicilia. Pas kësaj makine, vinte një tjetër BMW,ku udhëtonin dy shqiptarët.
Gjatë kontrollit të bërë policia sekuestroi 45 kg marijuanë të ndara në 10 pako, të fshehura në pjesën e pasme të makinës së italianit Giuseppe Russo.//sosnews.al
