Policia arrestoi tre persona të cilët sipas saj bëjnë pjesë në një grup të strukturuar kriminal që vidhnin automjete në disa qytete. Deri më tani policia ka arritur tu dokumentojë të paktën 13 vjedhje automjetesh të cilat i bënin nëpërmjet një aparati të quajtur Edilock.
Gjatë operqacionit të koduar “Riprogramuesit” në pranga ranë -Leonard Isufi (Noka), 28 vjeç, banues në Laç , Izmir Çelmeta (Seli), 25 vjeç banues në Laç si dhe Gazmir Seli, 33 vjeç banues në Laç.


Blutë i sekustruan dhe 2 armë zjarri pa leje ,një armë gjahu si dhe sende që i përdornin për të kryer vjedhjet.
Policia tha se rreth orës 01:00, të datës 11.10.2017, Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, në vendin e njohur si “Foto Janku”, kapënr në flagrancë shtetasit Izmer Çelmeta dhe Leonard Isufi , duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMË seria 3, në pronësi të shtetasit A. K.


Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, atyre iu gjet dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Një kaçavidë.
• Një sharrë hekuri.
• Një pult automjeti e markës BMË.
• Një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve).
• Nje çip elektronik çkodimi.
• Dy aparate telefonik

Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik “EDILOCK” për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasve Izmir Çelmeta dhe Gazmir Seli (vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Nje armë automatike e modelit 56, me një krehër dhe 20 fishekë
• Një armë gjahu teke marka Ruse.
• Një pistoletë e markës “EKOL Firat Magnum”
• Katër targa automjetesh të lëshuara nga Republika e Shqipërisë
• Një targë automjeti e lëshuar nga Shteti Gjerman
• Një sharrë dore me bisht druri me lamë prerëse hekuri
• Dy aparate elektronike multimetër
• Një aparature elektronike me shënimin “Tone Generator”
• Pesë HHD me kapacitete të ndryshme matëse
• Një autoradio
• Dy automjete të markës Mercedes Benz
• Një automjete i markës BMË
• Një sasi prej 3000 mijë Euro dhe 76 000 Lekë.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version