Një sërë aksionesh nga policia kanë bërë të mundur arrestimin e disa personave në kërkim.

-Një 41-vjeçar me dy identite,u arrestua nga policia e Vlorës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Aleksandër Hodaj (Hoxhaj), i dënuar me 5 vite dhe 10 muaj burg nga Gjykata e Apelit Zatanzaro,si  anëtar i organizatës kriminale me qëllim trafikimin e qënieve njerëzore, shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion të paligjshëm.

-Policia e Gjirokastrës arrestoi dy persona të shpallur në kërkim, Ledion (Koka) Selimi 30 vjeç nga Memaliaj, i dënuar në vitin 2014 me 8 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe Edison Miçi 22 vjeç nga Tepelena, i kërkuar për të njëjtën vepër penale.

-Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim prej më shumë se një viti u arrestua nga polica Kufitare e Kakavijës .

Agim Saliaj 42 vjeç nga Cakrani i Fierit ishte i dënuar me 1 vit burg në 7 Tetor 2016 për dhunë në familje.Ai u arrestua duke tentuar të dilte jashtë Shqipërisë përmes doganës së Kakavijes.

-Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosje u arrestua nga policia e Tiranës.Ali Mena, pesë muaj më parë, në rrugën “Sabaudin Grabani” pas një konflikti të çastit ka plagosur personin me inicialet XH.V.Ndaj tij gjykata kish vendosur arrest me burg në mungesë për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.//sosnews.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version