Policia e Elbasanit ka arritur të arrestojë një të ri cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia bënë me dije se bëhet fjalë për Refael Kapjan, 25 vjeç, të cilit iu kapën 60 doza kanabis.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë i janë gjetur dy paketime qeskash ambalazhi plastik me ngjyrë të zezë, të mbyllura me djegie të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar me lëndën narkotike “Cannabis Sativa”.
Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 58 doza me lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa.”sosnews.al

