Policia e Vlorës ka arrestuar 25-vjeçarin Inez Hajrullai cili u plagos rëndë gjatë shpërthimit të makinës së tij gjatë ditës së djeshme në qytetin e Vlorës.

Arrestimi u tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinë policia arriti të gjente të fshehur në një çantë supi brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë tip ”Glock”, me fishek në fole dhe 17 fishekë në krëhër.

Kujtojmë se 25-vjeçari Hajrullai është një person me precedentë të theksuar kriminal si edhe i dënuar më parë për disa vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, vjedhje me dhunë dhe trafikim të mjeteve motorike.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version