Një 26-vjeçar ështe arrestuar nga policia e Tiranës.

Arrestimi i tij është bërë, pasi prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme të miturën  G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e kësaj shtetaseje ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta punonjësin e policisë, shtetasin A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Të arrestuarit,Klauden Muçogllava 26 vjeç, banues në Tiranë,gjatë kontrollit fizik policia arriti ti gjente 29 gramë hashash të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Muçogllava është arrestuar edhe më parë për përndjekjen e ish-të fejuarës në 2014.

Po kështu Muçogllava është arrestuar gjatë një operacioni të policisë në 25 shkurt 2016.Specialistët e Komisariatit Nr 1 arrestuan Muçogllavën bashkë me një tjetër të ri  në afërsi të një karburanti pranë një qendre tregtare dhe disa persona të paidentifikuar, ku po bëhej një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”. I përfshirë ka qenë edhe një adoleshent sirian.sosnews.al

droga e gjetur gjatë kontrollit
Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version