Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 30- vjeçare e cila tentoi të kalonte kufirin me dokumenta të falsifikuara. 

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, kapet në flagrancë në PKK Port Durrës dhe vihet në pranga 30-vjeçarja. Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, në vijim të kontrolleve, duke përdorur pajisje të teknologjisë bashkëkohore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare, arrestuan shtetasen E. B., 30 vjeçe, banuese në Kosovë, pasi ka tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara“, njofton policia. 

E arrestuara do të përballet me akuzën për këtë vepër penale.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version