Policia e Shkodrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative bëri të mundur arrestimin në flagrancë të Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër si dhe po ndjek penalisht në gjendje të lirë  L. K, 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër.

Arrestimi i 35-vjeçarit Shpatina u pasi në banesën e tij ka shkuar  L.K. për të blerë lëndë narkotike.Gjatë kontrollit personal të  bërë nga Policia 25- vjeçarit L. K,  ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Anton Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version