Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 37-vjeçari dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pas shpalljes dhe dokumentimit lidhur me ngjarjen e rrugës “Bardhyl” ku gjatë mbrëmjes të së martës pati të shtëna me armë.

Sipas policirë në pranga ka rënë Sadër Dalipaj 37- vjeç(I dënuar më parë) i cili është kapur në flagrancë në vendngjarje me armë zjarri të llojit “Beretta”,si dhe u shpall në kërkim pronari i lokalit lloto sporti, shtetasi K. S., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ata akuzohen pasi të dy mbrëmjen e së martës në rrugën “Bardhyl”  janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta me shtetasit G.S, 35 vjeç, E. O., 35 vjeç (i dënuar më parë ), Sh. F., 32 vjeç, E. B., 36 vjeç dhe O. Xh., 46 vjeç , të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e basteve,i cili rezultoi pa licencë, janë gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuteri për vendosjen e basteve sportive dhe televizora plazma ,armë zjarri e llojit “Beretta”,6 gëzhoja, 4 televizorë plazma, 2 njësi kompjuteri.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version