Policia e Shkodrës bëri të mundur arrestimin e një 52 vjeçari pasi ndihmonte të huajt të kalonin jashtë kufijve të Shqipërisë.

I arrestuari  I.B , 52 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër u kap në flagrancë pasi në qytetin e Koplikut, Malësi e Madhe,po transportonte me automjetin e tij tip Volkswagen me targë AA151GD, 2 shtetas të huaj  Palestinez, në drejtim të Malit të Zi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale  “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.” Sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version