Në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavijë,  nga punonjësit e Policisë Kufitare u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Policia arriti të arrestonte P.V., 54 vjeç , banues në Durrës pasi në dalje të kufirit Shqipëtat  në makinën e tij i janë gjetur Cannabis Sattiva.

Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga  punonjësit e Policisë Kufitare, makina ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë,  në gomën rezervë kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Pasha totale e lëndës së dyshuar e cila u sekuestrua nga policia rezultoi 3.5 kg.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version