Një nga bosët kryesorë të mashtrimit financiar me investimet në kriptomonedha është arrestuar  nga Garda Civiile e Spanjës. El Pais raporton se personi i arrestuar është  Pablo A. M., 33 vjeç. Ai u arrestua të mërkurën brenda aeroplanit në aeroportin El Prat (Barcelona) në një fluturim nga Rumania. Ai është një nga menaxherët kryesorë të platformës ” EverFx” gjatë hetimit. Pablo akuzohet për mashtrim dhe grup kriminal.

Kompania ishte ngritur në nivelet e ndërhyrjeve politike dhe mediatike si dhe kishte arritur të sponsorizonte edhe klubin e futbollit Sevilla. Sipas policisë spanjolle, 33-vjeçari ishte “përgjegjës për menaxhimin e të gjitha viktimave spanjolle përmes agjentëve të komisionit që i ridrejtuan në platformën EverFX”,

Mossos dhe Garda Civile ndërhynë edhe në Shqipëri, ku arrestuan dy persona dhe janë në kërkim të tre të tjerë. Njëri prej tyre është Amant Josifi, ish-këshilltar i ministres Olta Xhaçka. SPAK konfirmoi se ai është në kërkim. Josifi njihet në Shqipëri si një lidhje biznesi e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version