Policia arrestoi grabitësin serial të karburanteve. Ai kishte mundur të rrëmbente paratë e pikave të karburantit të disa qyteteve të vendit nën kërcënimin e armës. E fundit ishte nje argjendari në Lushnje.

Operacioni i koduar “Hajduti karburanteve”, çoi ne pranga Aleks Priftin nga Ura Vajgurore.

Pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë tregojnë se 41-vjecari, pasi realizon grabitjet largohet me automjete të ndryshme.

Sipas policisë ai është autor i grabitjeve në Durrës, Rrogozhinë dhe Peqin. Fillimisht ai i lëvizte me një automjet tip “Honda”, të marrë me qera dhe nën kërcënimin e një pistolete me silenciator, kryente vjedhjet. Brenda 3 ditëve të fundit arriti të kryente shtatë vjedhje.

Aleks Prifti nuk është një emër i panjohur për policinë. 41-vjeçari ka pasur precedent penalë edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.Në disa prej krimeveve në Shqipëri Prifti ka pasur si bashkëpunëtor edhe vëllain e tij Andrea Prifti. Në qershor dy vëllezërit kërcënuan një person për ti marrë pasurinë.Aktualisht Andrea Prifti ndodhet në burg.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version