Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dytë të plagosjes në fshatin Pluk të Lushnjes.
33-vjeçari Luis Daka,u arrestua pas një pune të mirëorganizuar dhe kërkimi të pandërprë, u kap në fshatin Sopës të Divjakës, pasi ishte larguar nga vendngjarja.
Ai është bashkëpunëtor i Arion Canajt 32 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë 29-vjeçarin A.Z, duke e lënë të plagosur.
Pas plagosjes, Luis Daka i mori kallashnikovin autorit të plagosjes dhe qëlloi në ajër. Më pas u arratis duke marrë edhe armën e krimit,e cila iu gjet dhe sekuestrua gjatë arrestimit.sosnews.al
