Policia e Durrësit arrestoi një ish futbollist 38-vjeçar të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe shpërndarje kokaine.

Në pranga ra Hektor Psatha, I cili ka qenë më parë futbollist I sallave por për banorët e zonës së plazhit ku ushtronte aktivitetin e tij të paligjshëm njihej ndryshe si “Tori” ose “Psatha i tmerrshëm”.

38 vjeçari ka qenë lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë ndërsa ka marrë pjesë në dy kampionate botërore të futbollit të sallës.

Sipas policisë veç shitjes së drogave të forta ai shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt 50 eurove dhe shpërndante kokainë në lokalet e zonës së Plazhit.

Gjatë operacionit të koduar “Postieri”, që u bë pikërisht në ditëlindjen e tij, Psathës iu gjetën edhe 22 doza kokaine. 38 vjeçari punonte edhe si fatorino në zonën e Plazhit për të fshehur aktivitetin kriminal.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version