Policia ka arrestuar në rrugën Rrëshen –Bukmirë një 25-vjeçar i shpallur në kërkim për kërcënim dhe armëmbajtje pa leje.

Blutë e Lezhës në bashkëpunim me policinë e Mirditës,kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të E.B, 25 vjeç, banues në Lezhë i shpallur në kërkim për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit ” dhe “Kanosje”.

Në momentin e arrestimit  ai shoqërohej nga B.D., 18 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjet të ushtruar nga forcat policore, u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– 1 armë zjarri pistoletë me karikatore me 7 fishekë

– 1 armë gjahu pa leje

– disa doza lëndë bimore e llojit Cannabis Sattiva.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version