Një polic është arrestuar në Korçë pasi ka tentuar të fusë drogë në burgun e Drenovës. Panorama mëson se bëhet fjalë për efektivin Nevis Ibrahimi, të cilit iu gjet lënda narkotike.

Po ashtu mësohet se gardian i burgut e kishte fshehur drogën në trup dhe iu gjet pas kontrollit te policise.

Nevis Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij. Vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i imtësishëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar canabis sativa.

Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet ndërsa punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version