Policia e Tiranës arrestoi  pronarin e lokalit Monopol, Redi Popescu pasi dyshohet se në ngjarjen ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj ka fshehur provat dhe ka dëshmi të rremë para oficcerëve.

Sipas hetuesve ka prova që Popesku ka gënjyer në dëshminë e tij, por edhe që dyshohet si personi kryesor që ka marrë një pistoletë dhe e ka larguar nga vendi ku ndodhi ngjarja.

Personi i vetëm që ishte brenda dhomës “prive” ku u qëllua dhe që nuk u plagos ishte Redi Popesku, i cili dyshohet se  ka marrë një pistoletë në vendngjarje  dhe e ka fshehur Redi Popesku u arrestua brenda lokalit “Monopol” mbrëmjen e së shtunës.

Zyrtarisht Policia thotë se Redi Popesku akuzohet “Për Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, por gjithashtu ai ka gënjyer pasi ka prova që ka qënë brenda dhomës ku u përplasën Ervis Martinaj, Fabjan Gaxha, Eljon Hato me , Mervjol Bilon ,Ervin Matën dhe Fabjol Alushin. Nga kjo përplasje mbeti i vrarë Fabjan Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version