Operacionin policor për shpërbërjen e një bande falsifikimi dokumentash në kryeqytet, gjyqtari Artan Gjermeni e “shfryu” duke nxjerrë e nxjerrë nga burgu personazhin kryesor Gëzim Tafajn.
I akuzuar për 4 vepra penale: “Falsifikimi i dokumentave (neni 186/1 i K.P burgim gjer në 3 vjet), Falsifikim i letërnjoftimeve i pasaportave ose i vizave ( neni 189 i K.P 3 deri në 6 vjet burg), Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve (neni 190 i K.P 6 muaj deri në 5 vjet burg ), falsifikim i akteve të gjendjes civile (neni 191 i K.P 3 muaj deri në 2 vjet burg), prodhim i mjeteve për falsifikim të dokumentave (neni 192 i K.P burgim gjer në 2 vjet) Gëzim Tafaj u la me arrest shtëpie.
Pavarësisht se rrezikshmëria shoqërore e tij është e lartë , duke mos marrë parasysh se 48 vjeçari e kishte rast të përsëritur. Nga ana tjetër dhe bashkëshortja e tij u arrestua në vitin 2016 për lëshimin e certifikatave fiktive për njhouritë e gjuhës angleze si sekretare e fakultetit të Shkencave Sociale.
Sosnews sjell të plotë vendimin që ka dhënë gjyqtari Gjermeni për rastin në fjalë.

Ndërsa prokuroria ka apeluar vendimin e masës së sigurisë duke e konsideruar haptazi të paligjshëm
Kush është Artan Gjermeni !
Me 17 Janar të vitit 2016 Artan Gjermeni u plagos me 4 goditje me thikë tek rruga “Bardhyl” pranë kryqzimit të farmacisë 10. Gjyqtari deklaroi në spital ku vajti për tu mjekuar se ishte dëmtuar në garazhdin e banesës së tij tek rruga e elbasanit por e vërteta ishte krejt tjetër. Ai u plagos nga një gjyqtar i një gjykate rrethi pasi Gjermeni i kishte ngacmuar seksualisht gruan. Çështja u tentua të mbyllej si vetëplagosje nga pakujdesia. Në makinë e tij u gjetën mbi 20 mijë euro të cilat gjyqtari Gjermeni nuk arriti ti justifikonte.
Artan Gjermeni është i njohur si kryetar i Gjykatës së Lushnjës, pas viteve 2000, kur aty u zhvilluan gjyqet për “Bandën e Lushnjes”.
Për vendimet e dhëna ai u akuzua nga Partia Demokratike si i lidhur me Aldo Baren.
Me ardhjen e PD-së në pushtet në vitin 2005 akuzat ndaj tij u bënë zyrtare.
Në vitin 2006 nisi një procedim disiplinor nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me inisiativën e ministrit të asaj kohe të drejtësisë Aldo Bumçi.
Ai e akuzonte Gjermenin që tashmë kishte kaluar në gjykatën e Kavajës dhe që mbante edhe detyrën e anëtarit të KLD-së për shkelje në detyrë dhe për parregullsi në deklarimin e pasurisë.
sosnews




