Gazetarja Ilnisa Agolli ka ironizuar gjuhën e përdorur në seancën plenare të ditës së sotme ku palët politike adresuan drejt njëri-tjetrit një mori fyerjesh dhe sharjesh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo duket se nuk e kundërshton sjelljen e Kryeministrit Rama dhe qartësisht kah dinamikës së indinjimeve mes gazetarësh dhe politikanësh, përdor nota ironie për këta të fundit duke nënkuptuar se sipas saj po “llastohen”. Ilnisa Agolli në fund, fton publikun të orientohet drejt vlerave.
Për këtë ajo sjell shembullin e arbëreshëve shqiptarë në Itali të cilët gjuhën shqipe që politika e përdor për sharje, ata e trashëgojnë si një ndër gjërat më të shtrenjta që kanë.
Postimi i plotë
Ç’ti thoja Toninos nga Piana 😂? Që ne në Shqipëri jemi gati për të nxjerrë në treg fjalorin e ri?
Apo t’i thoja që retorika ndër shqiptarë, kolegë, miq a armiq…e nis dhe e gris ditën me një mori investimesh vetëm në gjuhë.
Ç’vrull. I njëjti si ai i Konicës, kur plot modesti tha: Palla ime është penda; atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t’i shërbej atdheut.
(Përfitova nga rasti i temave politike që po shoh sonte në media dhe u ndjeva e detyruar të bëja një çikë reklamë për Downtown-in tim.
Merruni me Arbëreshët, shiheni në YouTube… mos të dal dhe unë nga rruga e qetësisë për vete dhe Naimin 🙈😂 dhe ta mbyll si burrat mendimin. 🤬🤬🤬🤬 )

