Ksamil – Vangjel Çiko 51 vjeç u ekzekutua me plumb në kokë mbrëmjen e së shtunës në Ksamil.
Çiko i cili nihej dhe me pseudonimin “Gelo” u qëllua me armë zjarri në mjetin e tij pranë banesës.
Vangjel Çiko, ishte babai i Dhimitër Çikos, i cili ndodhet në burg për ekzekutimin e Aleksandër Bardhit, i vrarë me 24 shtator 2016 në fshatin Shëndëlli Sarandë.
Të dyshuar për vrasjen e Bardhit janë Albi Xhezairi (ne kerkim), Dhimiter Çiko dhe Amarildo Lame.
Atentati ndaj Gelos ndodhi në lagjen”Baxho”.
Fillimisht u dëgjuan të shtëna me armë dhe më pas ulërimat e një gruaje.
Dy persona dyshohetqë morën pjesë në atentat.
51-vjeçari, një ish i dënuar me shtatë vjet burg për trafik droge, u qëllua me armë zjarri brenda në makinën e tij.
Hakmarrja është pista kryesore e hetimit dhe lidhet me vrasjen e Aleksandër Bardhit.
Fill pas këtij krimi një sërë ngjarjesh të tjera rrodhën më pas, siç ishte edhe ngjarja e 12 dhjetorit 2016, ku në Ksamil u vra Agron Xhezairi, 53-vjeç, babai i Albi Xhezairit.
Atij më parë i ishte bërë atentat me eksploziv.
Edhe vrasja e Xhezairit dhe e Çikos dyshohet të jenë seri hakmarrjeje për vrasjen e Aleksandër Bardhit.sosnews

