Breshëria e automatikut kallashnikov ka tmerruar pak minuta më parë qytetin e Lushnjes, ku të shtënat i kanë marrë jetën dy të rinjve.

Viktimat janë Zamir Latifi, 27 vjeçar dhe Jurgen Hoxha 28 që të dy të afërm të ish kapobandës Aldo Bare i dënuar tashmë me burgim të përjetshëm.
Dy trupat e të rinjve u qëlluan pranë shëtitores së qytetit dhe pak metra larg komisariatit të Lushnjes.

Zamir Latifi

Nga ngjarja mbetën dhe tre persona të plagosur dy prej të cilëve dyshohen si ish pjestarë të bandës famëkeqe.

Të shtënat sipas hetuesve dyshohen si hakmarrje e pastër nga rivalët e Bares.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version