Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.
Një person identiteti i të cilit nuk dihet është qëlluar me pistoletë me silenciator.
Burime të sigurta të sosnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në territorin e komisariatit nr 4. Personi në fjalë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Por policia e Tiranës ende nuk ka dhënë asnjë informacion duke mbajtur të rezervuar çdo të dhënë mbi ngjarjen e rëndë.
Sosnews.al po punon për të siguruar të dhëna të tjera mbi këtë rast.
