Është arrestuar në Kakavijë i kërkuari nga drejtësia Ermal Binjaku.

28-vjeçari,Ermal Binjaku,banues në Fier, ishte shpallur në kërkim për atentatin e Mbrostarit ku mbeti i vrarë Denis Kasa më 8 Janar të vitit të kaluar dhe u plagosën dy persona të tjerë Klement Kastrati dhe Elton Margariti.

Ndalimi i tij është bërë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pani në Pikën e Kalimit Kufitar deklaroi gjeneralitete të tjera, por pas intervistimit dhe verifikimeve të bëra nga punonjësit e policisë në sitemin ‘’TIMS’’ u zbulua se Binjaku ishte person në kërkim.

Si ndodhi ngjarja e 8 janarit të 2016 ku mbeti i vrarë Denis Kasa.

Ngjarja për të cilën akuzohen Ermal Binjaku, ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit të vitit 2016. Denis Kasa, i cili ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit ishte duke udhëtuar me dy shokët e tij me një automjet tip “Benz” për në drejtim të Lushnjës, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të Artë” janë qëlluar me breshëri automatiku. Sipas bluve, drejtuesi i mjetit (Kasa) ka dalë me shpejtësi nga makina dhe ka tentuar që të largohet, por ka mbetur i vrarë, ndërsa janë plagosur rëndë Kastrati dhe Margariti. Makina me të cilën ata udhëtonin është përfshirë nga flakët, kurse autorët e krimit janë larguar me një automjet tip “Toyota”.

Denis Kasaj, i riu që mbeti i vrarë me disa plumba nuk ka qenë objektivi i pritës së ndodhur në hyrje të Fierit. Dyshohet se vrasja e Kasaj ka qenë e gabuar, pasi plumbat e kallashnikovit mendohet se janë nisur për shokun e Kasajt, Klement Kastratin. Ky i fundit njihet si person me precedent penale dhe i etiketuar nga policia e Fierit se merret me trafik droge në Holandë dhe Belgjikë. Sipas prokurorisë mendohej se tregtia e drogës e pazaret e prishura kanë qenë dhe motivet kryesore të këtij atentati. Klement Kastratika qenë proceduar për një plagosje, por më pas kjo çështje është pezulluar për shkak të mungesës së provave. Pista e hakmarjes sipas hetuesve ka rënë,kjo pasi edhe pala e dëmtuar në këtë plagosje nuk e ka vijuar më tej konfliktin.sosnews.al

 

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version