Një atentat me armë i mori jetën mbrëmjen e djeshme 32-vjeçarit Emiljani Boçi si dhe u plagos shoku i tij Melvi Disha 27 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.Viktima në momentin e atentatit ndodhen në makinën e tij së bashku me të dashurën e tij dhe shokun që mbeti i plagosur.
Autori ka qëlluar nga pjesa e pasme e makinës “Range Rover” në drejtim të vendit të shoferit çka tregon se objektivi ka qenë pikërisht viktima.
Sipas banorëve të zonës nuk janë dëgjuar të shtëna gjë që trëgon se atentati ka qenë i mirëorganizuar dhe se është përdorur armë me silinciator.
Policia ka nisur hetimet dhe pista që po ndiqet është ajo e për pazaret e drogës, pasi mësohet se Boçi lëvizte vazhdimisht në Gjermani dhe Holandë dy vitet e fundit ku dyshohet se merrej me trafik kokaine, ndërsa një tjetër pistë është edhe ajo e hakmarrjes.
Kujtojmë se Emiljano Boçi ka qenë një person i njohur për policinë e kryeqytetit pasi në 2010 në zonën e Selitës, Boçi dhe shoku i tij Roland Hoxha u përplasën me armë zjarri me Astrit Malajn dhe Artur Treskën, një sherr banal nga ku Treska dhe Boçi mbetën të plagosur, ndërsa ky i fundit u dënua për tentativë vrasje dhe para dy vitesh doli nga burgu.//sosnews.al

