Policia shpalli në kërkim Laert Haxhiun dhe një tjetër person si të përfshirë në atentatin e një dite më parë në Lushnje ku mbetën të vrarë dy persona e u plagosën dy të tjerë.
Sipas uniformave blu Haxhiu është i dyshuari kryesor i ngjarjes kjo dhe pas atentatit të bërë ndaj Xhulio Shkurtit disa kohë më parë por që mbeti një ngjarje e pazbardhur.
Në vendngjarje policia i gjeti dhe një armë viktimës Zamir Latifi.Në parcelat e fshatit Çukas, në krahun e majtë të rrugës nacionale Lushnje-Berat, u gjet i djegur automjeti tip Mercedes-Benz i autorëve.
Në brendësi të tij blutë gjetën 3 armë zjarri dhe një fishek të paplasur.Kqyrja e mëtejshme e automjetit për të përcaktuar numrin e shasisë po vijon në Komisariatin e Policisë Lushnje.
Nga analiza dhe informacioneve,sipas policisë rezulton se ngjarja e djeshme ka lidhje me ngjarjen e datës 25.09.2016 ndodhur në qytetin e Lushnjes ku u tentua të vriten me armë zjarri Shkurti dhe Latifi.
Autorët e dyshuar të asaj ngjarje janë Laert Haxhiu dhe O.B të shpallur në kërkim ndërsa dyshohet se ata qëlluan dhe një ditë më parë.sosnews.al
