Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec ku si pasojë kanë mbetur të lënduar 3 persona. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20 në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq.
Në aksident janë përfshirë mjeti tip “Audi” me drejtues E. H., i cili është përplasur me mjetin karrotrec tip “Benz”, me drejtues 57-vjeçarin I. B.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Audi”, E. H., dhe dy pasagjerët e mjetit tjetër, 55-vjeçarja me iniciale M. T., dhe 58-vjeçari me iniciale J. T., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e mjetit tip karrotrec, shtetasin I. B., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe zbardhur shkakun e aksidentit./tvklan.al

