Vetëm pak ditë pas mbërritjes së ekspertizës së audio-përgjimit nga Britania e Madhe për audio përgjimin e denoncuar nga Albert Veliu mes tij dhe Agron Xhafajt (vëllai i ministrit të brendshëm) ka vepruar menjëherë Prokuroria e Tiranës.Pas kërkesës së organit të akuzës , Gjykata ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Albert Veliun dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti për mashtrim dhe falsifikim të audio-përgjimit.
Nën ndjekje penale është dhe gazetari Jetmir Olldashi me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” . Ky i fundit doli në media duke deklaruar se ishte ai që kishte bashkëpunuar me Albert Veliun për incizimin e audios në Vlorë me Agron Xhafajn.
Ekspertiza e mbërritur ka konfirmuar faktin se audio – përgjimi është i montuar.
Kryesoret
Audio pergjimi/ Prokuroria kërkon arrestimin e “Babales” dhe kunatit të tij
Të ngjashme
Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !
© 2026 SosNews. Designed by SosNews.

